Enj. Tet 10th, 2024

Osmani, Abbott dhe Knox bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Britani e Madhe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtoreshën në ardhje për Ballkanin Perëndimor në qeverinë britanike dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, rajon dhe kontinentin evropian.

Presidentja Osmani e informoi Knox mbi zhvillimin demokratik të Kosovës, sfidat rajonale, si dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me partnerët britanikë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Në takim u bisedua edhe për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër, që mblodhi krerë shtetesh nga anembanë bota për ta nderuar trashëgiminë historike të Mbretëreshës së ndjerë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi lartë rolin bashkues të Mbretëreshës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *