Mar. Tet 8th, 2024

Osmani deklarohet pas takimit, paralajmëron Serbinë për këtë gjë

Presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje, përfshirë Serbinë, pavarësisht faktit se ky shtet ende nuk ka kërkuar falje për krimet në rajon. Ajo ka thënë se Kosova ka qëllime të qarta në dialog dhe assesi nuk do të pranojë lëvizje të kufijve.

Këto deklarata Osmani i bëri në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Osmani ka thënë se kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën.

Megjithatë, ajo deklaroi se Kosova ka disa linja të kuqe, se çka nuk do të vihet në diskutim në takimet e Brukselit.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqë se çfarë nuk do të vihet në diskutim. Nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur. Po ashtu, lëvizjën e kufijve nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto konsensione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se Osmani po qëndron për një vizitë dy ditore në Estoni, ku do të pritet nga liderët shtetëror të këtij vendi, përfshirë presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas dhe kryeministren Kaja Kallas.

***

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të lartë në Estoni, ku do ta realizojë një vizitë dy ditore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *