Die. Maj 19th, 2024

Osmani do ta ftojë opozitën në takim për draft-statutin e Asociacionit: Zgjedhjet e Serbisë s’mund të mbahen në Kosovë

By Rtv Arbëria Dhj 6, 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, tha se t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, që javë më parë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti nga BE-ja e ShBA-ja.

Ajo tha se me ta do të diskutoj në lidhje me komentet dhe vlerësimet sa i përket këtij drafti dhe se të gjitha ato komente të inkorporohen në përmirësimin e këtij drafti.

“Atëherë ne do të presim në momentin që ata e publikojnë drafti nuk besoj që do të ketë ndonjë problem që të publikohen edhe komente e institucioneve. Në momentin që dokumenti shkon në Gjykatën Kushtetuese, siç është paraparë në draft statut si president e vendit do t’i dërgojë komete të cilat kanë për qëllim që ky draft të eliminoj disa prej këtyre paqartësive. Së shpejti do ti thërras edhe partitë opozitare ne takim që të dëgjoj, pasi që e kanë marr edhe ata draftin se cilat janë vlerësimet e tyre, cilat janë komente e tyre cilat janë çështje që ata dëshirojnë që ata të sqarohen dhe do t’i inkorporoj edhe ato komente, natyrisht të gjitha ato më të cilat pajtohemi dhe kemi vlerësimin e njëjtë në mënyrë që të përforcohen dhe të bashkohen zërat tanë për të gjitha ato çështje që mendojmë që të përmirësohet ky draft”.

“Tani për fund vite do t’i ftoj partitë opozitare për konsultime për këtë temë dhe shumë tema të tjera, që kanë të bëjnë me interesin nacional. Do t’i njoftoj edhe ata për çështjet që i kam identifikuar edhe unë dhe kabineti im. Jam e bindur që përderisa e kemi qëllimi që të mos lejojmë ndonjë trup, i cili i shkakton probleme Kosovës atëherë do të kemi mundësi që të arrijmë atë nëpërmjet mekanizmave që ekzistojnë në Kosovë”, tha ajo.

Osmani ka folur edhe në lidhje me zgjedhjet të cilat do të zhvillohen më Serbi, për të cilat tha se nuk mund të mbahen në Kosovë pa i respektuar modelet ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve të një shteti në një shtet tjetër.

“Tensione ne nuk do të shkaktojmë, sepse nuk kemi shkaktuar as në të kaluarën. Nëse dikush shkakton tensione ajo do të jetë Serbia. Ne jemi duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me institucionet e sigurisë në bashkëpunim me aleatët tanë që të eliminohet çdo tentativë për tensione. Kosova sa i përket zgjedhjeve të Serbisë ka kërkuar që të respektohen modelet më të mira ndërkombëtare, kriteret e komisionit të Venecias, e drejtat ndërkombëtare sa i përket zgjedhjeve të një shteti në një shtet tjetër”.

“Me qenë se Serbia nuk i ka plotësuar ato kritere atëherë janë ata që nuk kanë pamundësuar një proces të tillë duke mos pranuar që këto janë zgjedhje të një shteti në një shtet tjetër. Sa i përket kërkesë që ju i referoheni me nënshkrim ende nuk kemi informata zyrtare për një gjë të tillë, por dua ta potencoj që qytetarët e secilës komuna kanë të drejtë, sipas ligjeve aktuale që të ndërmarrin iniciativa të tilla me nënshkrime dhe ne momentin që ato vijë ekziston proceduar se si do të trajtohen deri teke mundësimi i zgjedhjeve të reja”, tha ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *