Pre. Dhj 6th, 2024

Osmani nesër takohet me presidentin e Sllovenisë, në Kosovë

Nesër në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.

Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës, luten të jenë në Presidencë në orën 09:25.

“P. S – Ju njoftojmë se duke filluar nga 13 shtator 2021, në të gjitha aktivitetet që organizohen nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për të gjitha mediet e interesuara për t’i përcjellë ato, DUHET që në hyrje të objektit, të dëshmojnë se janë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID19 në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë brenda. Mirëpresim ekipet tuaja!“, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *