Mër. Maj 1st, 2024

Osmani takoi Kosnett, ja çfarë i tha për strehimin e afganistanëve

By Rtv Arbëria Gus 25, 2021

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, ku kanë diskutuar për të çështje të interesit të dyanshëm.

Gjatë takimit, ambasadori Kosnett ka shprehur falënderimin e Qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Në anën tjetër, Osmani ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, nisur nga përvoja e kaluar, mirëkuptojnë nevojën për strehim të sigurt për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Më tej, presidentja ka nënvizuar se Republika e Kosovës do t’i qëndrojnë përkrah SHBA-ve dhe shteteve aleate duke dhënë kontributin e saj në paqen ndërkombëtare, shkruan “Bota sot”.

Gjithashtu, Osmani është shprehur falënderimin për mbështetjen e SHBA-ve në ballafaqimin me pandeminë që nga donacionet në pajisje mjekësore dhe vaksina deri tek nismat për njoftim të publikut për masat mbrojtëse kundër Covid-19 dhe informimit të drejtë për vaksinat.

Po ashtu, Osmani dhe Kosnett kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushën e politikës së jashtme si dhe në realizimin e reformave në drejtësi dhe energjetikë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *