Enj. Maj 9th, 2024

Pamje nga Rudari në afërsi të Zveçanit, ku në orët e para të mbrëmjes është larguar dhe kamioni i fundit

By Rtv Arbëria Dhj 29, 2022

Tashmë një korsi e rrugës është liruar dhe qarkullimi i veturave po bëhet normalisht.

Kamionët që ishin vendosur aty që nga 10 dhjetori janë ndezur dhe larguar nga persona të maskuar. Disa nga ta kanë provokuar gazetarët duke ua drejtuar gishtin e mesëm.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut, pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, ishin të bllokuara qe gati tri javë.

Ato ishin vendosur nga grupet kriminale serbe, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj zyrave të KQZ-së në veri të vendit, shkruan ekonomia online.

Pas lirimit në arrest shtëpiak të Pantiqit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje nga Rashka njoftoi se heqja e barrikadave do të niste sot.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *