QKUK ka dalë me një deklaratë pas vrasjes së gruas shtatzënë para Gjinekologjisë në Prishtinë
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.
Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.
Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në njoftim
Policia e Kosovës është deklaruar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur para pak minutash në QKUK.
Në një përgjigje Policia e Kosovës kanë thënë se e vdekur është gjetur një femër e moshësh 35 vjeçare.
Më poshtë deklarata e plotë e Policisë për Indeksonline:
Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.
Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
SIPAS MEDIAVE I DYSHUARI ESHTE SOKOL HALILI QE KA VRARE BASHKESHORTEN E VET