Sht. Tet 12th, 2024

“Paralajmërimet janë të qarta”, reagon Paçarizi pasi ambasadori amerikan kërkoi formimin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se kërkuar nga Kosova që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka deklaruar se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit dhe se Kosova e ka për detyrë të respektojë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett.

E sipas analisti Rrahman Paçarizi, pas deklaratës së Kosnett po kuptohet se Kosova është sjellë si një “fëmijë i lazdruar”.

Ai ka thënë se paralajmërimet e SHBA-së janë të qarta , përcjell Bota sot.

“Lexojeni intervistën e ambasadorit amerikan në Kosovë Philipp Kosnett dhe e kuptoni sa larg kemi shkuar me sjelljen tonë prej fëmije të lazdruar. Paralajmërimet janë të qarta”, ka shkruar Paçarizi në një postim në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë Asociacion një etnik në Kosovë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *