Enj. Maj 2nd, 2024

Parandalohet kontrabanda e vajit ushqimor në veri

By Rtv Arbëria Qer 28, 2022

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.

“Njësit e antikontrabandës së Doganës gjatë patrullimit në Mitrovicë (pjesën Veriore) kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë. Oficerët doganor kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njëjti nuk i është bindur urdhrave për të u ndalur dhe ka tentuar të ikë me automjet. Pas ndjekjes nga ana e njësive tona është arritur të ndalohet ky automjet, respektivisht në fshatin Zubq ku edhe është ndaluar”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Pas kontrollimit të automjetit janë gjetur 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia i cili ishte kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *