Die. Maj 19th, 2024

Pas tri ditësh kërkime gjendet edhe trupi i nënës, që u mbyt në lumin Buna

By Rtv Arbëria Maj 7, 2024

Pas tri ditësh kërkime në lumin Buna në Shkodër është gjetur edhe trupi i pajetë i nënës, Alma Arrazi, e cila i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë tragjike ka qenë dhuna që bashkëshorti, Erdgys Arrizi ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve.

Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA. Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *