Die. Maj 5th, 2024

Për 24 vjet qeveritë e lanë Policinë pa sigurim shëndetësor

By Rtv Arbëria Sht 6, 2023

Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri, ka përsëritur kërkesën e tyre që pjesëtarët ta kenë sigurim shëndetësor e jetësor.

Në 24-vjetorin e themelimit të këtij institucioni, Zeqiri ka deklaruar se kërkesën e njëjtë e kanë pasur për secilën Qeveri.

Kryesindikalisti ka thënë se Policia e Kosovës mund të krahasohet me ato të vendeve rajonit dhe se është profesionalisht më e përgatitur.

“Policia e Kosovës për 24 vite është rritur është profesionalizuar dhe është dëshmuar në punën e saj për ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe integritetit të vendit. Unë për këto 24 vite e kam parë një polici jashtëzakonisht profesionale që mund të krahasohemi jo vetëm me vende e rajonit por edhe më gjerë”, deklaroi Zeqiri.

Ai ndër tjerash ka thënë se kërkesa e tyre daton qysh moti dhe se nuk kanë marrë përgjigje nga asnjë Qeveri.

“Kur jemi të kërkesat e Policisë së Kosovës e që janë adresuar përmes sindikatës së policisë së Kosovës këto kërkesa kanë qenë të kahershme dhe vazhdojnë të jenë prapë të përhershme të gjitha ato që nuk janë realizuar. Me një polici kaq profesionale me sfidat që i ka treguar për këto 24 vite dhe mos të ketë ende një sigurim shëndetësor dhe jetësorë. Definitivisht kjo ka qenë kërkese e kahershme e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe vazhdon të jetë dhe që ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete nga as një Qeveri deri më tani dhe jo vetëm nga kjo. E që nga kjo po kërkojmë se unë mendoj se do të jetë nder për secilën Qeveri që do t’i plotësoj kushtet për PK sepse jemi institucioni i vetëm i sigurisë në vend e që punën po e kryejmë më një dinjitet dhe vullnet të pa kompromis”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *