Sht. Kor 27th, 2024

Përfundon mbledhja e Qeverisë, këto janë masat e reja anti-COVID

By Rtv Arbëria Sht12,2021

Masave aktuale ku përfshihej edhe kufizimi i lëvizjes u janë shtuar edhe pezullimi i mësimit në të gjitha institucionet arsimore, deri më 26 shtator, pastaj, certifikata e vaksinimit apo testet për të hyrë në biblioteka, objekte të fakulteteve, konvikte dhe qendra tregtare.

Kështu tha në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Vitia: Aktiviteti mësimor pezullohet deri më 26 shtator

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe arsimin parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohen deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe dhe private të arsimit universitar. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucionet parashkollore dhe dy prind të punësuar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13-26 shtator 2021. Studentët në mënyrë që t’iu mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, dëshmin e vaksinimit, testin pcar apo testi serelogjik. Studentët duhet të dëshmojnë një nga dëshmitë e cekura në mënyrë që t’iu lejohen hyrja në objekt”, tha ai.

Sipas tij, stafi joesencial nuk duhet të paraqitet në punë. Kurse kufizimi vazhdon të mbetet i njëjtë.

Vitia: Hyrja në qendrat tregtare me dëshmi

“Nga data 26 shtator klientët dhe stafi, në qendrat tregtare, në qendrat e thirrjeve dhe disa aktiviteteve që paraqesin rrezik të shtuar të shpërndarjes së virusit duhet të kenë dëshmitë e cekura që t’iu lejohet hyrja brenda“, tha ai, duke shtuar se bibliotekat lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 30 përqind e kapaciteteve të sipërfaqes, ku përveç maskës dhe distancës fizike, të gjithëve do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose testet.

Vitia tha se ditëve të fundit ka një përmirësim të situatës epidemiologjike me rënie të numrit të të infektuarve dhe rënie në numrin e të hospitalizuarve, por fatkeqësisht akoma ka një numër të lartë të të vdekurve nga COVID-19.

Ai tha se gjatë kësaj jave ka pas takim me ekspertë, kryetar komunash, palët e interesit

Vitia: 50 % kanë marrë dozën e parë të vaksinës

“U konstatua se përkundër përmirësimit të situatës epidemiologjike, duhet vazhduar me disa masa që kanë qenë në fuqi dhe ndërmarrjen e masave shtesë në kuadër të ruajtjes së shëndetit publik. Procesi i vaksinimit në anën tjetër është duke shkuar mirë dhe po vijon komplet sipas planit të vaksinimit. Tanimë janë administruar mbi 1 milion doza dhe më së paku një dozë janë vaksinuar mbi 6.80 mijë qytetar të Republikës së Kosovës apo mbi 50 % e qytetarëve që mund ta marrin vaksinën. Ky është një lajm i mirë dhe me këtë ritëm ne do të arrijmë nivele të larta të vaksinimit”, tha ai.

Sipas tij, vaksinimi është i domosdoshëm pasi shumica e të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar.

Vitia: Mbi 93 përqind e të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar

“Valë të reja natyrisht që do të ketë dhe numri i hospitalizuarve mund të rritet dhe do të rritet përsëri, këtë nuk po e themi ne, këtë po e thonë të gjithë shkencëtarët dhe mbi të gjitha këtë po e vërteton edhe terreni, prandaj vaksinimi është i domosdoshëm”.

***

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së virus Covid-19.

Procesi mësimor është vendosur të shtyhet edhe për dy javët e ardhshme.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial obligohet të punojë nga shtëpia.

Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

***

Qeveria e Kosovës po mban mbledhje në formë elektronike, nga ku pritet që të vendosen masat e reja anti-COVID-19.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave mbledhja pritet të përfundojë pasdite.

Masat e reja pritet të jenë në fuqi deri më 26 shtator 2021.

Ministri Vitia ditë më parë i ka informuar kryetarët e komunave me propozimet për masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *