Pre. Nën 1st, 2024

Përmbytjet, Kurti: Kosova solidarizohet me Pakistanin

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas përmbytjeve në Pakistan, në fatkeqësinë më të rëndë natyrore në dekada dhe numrin e viktimave që vazhdon të rritet.

Në një postim në Twitter, i pari i Qeverisë ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin pakistanez në këto kohë të vështira.

“Ndërsa reshjet munsonike vazhdojnë në Pakistan, ne po marrim me pikëllim të madh lajmin e përmbytjeve shkatërruese. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për popullin e Pakistanit, duke u përballur me fatkeqësinë e tij më të rëndë natyrore në dekada”, ka shkruar Kurti.

Sot, numri i të vdekurve në Pakistan arriti në 1.061 që nga mesi i qershorit, sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), pasi shiu i pandërprerë ngriti frikën për më shumë viktima në të ardhmen.

Përmbytjet kanë shkatërruar mbi 3.000 kilometra rrugë, 130 ura dhe 495.000 shtëpi janë dëmtuar, sipas NDMA.

Më shumë se 3.1 milionë njerëz janë zhvendosur nga përmbytjet në rrethe të shumta anembanë vendit, sipas një deklarate nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Pakistani tashmë po lufton me ciklin e tij të tetë të shirave munsonike, një anomali në një vend që zakonisht përballet me tre ose katër periudha të tilla me shi në vit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *