Sht. Tet 12th, 2024

Personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal.

Sipas MSh-së, njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.

“Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar. Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19. Prandaj, u rekomandohet qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe gjithashtu të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Nga e hëna, 31 tetor 2022, vaksina kundër Gripit kudo në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *