Enj. Tet 10th, 2024

Pezullimi i grevës/ Pritje të gjata në Komunën e Prishtinës për pajisje me dokumente

Një numër i madh i qytetarëve shihen duke pritur me orë të tëra në komunën e Prishtinës për të nxjerrë një dokument, pas pezullimit të grevës.

Qytetari Latif Hasani, është shprehu i mllefosur pasi është detyruar të pres një orë e gjysmë për obligimet e tij.

“Boll vallahi, kallabllak që një orë e gjysmë duke pritur”, tha ai.

Ndërsa, Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, bëri të ditur se pas grevës së përfunduar, zyrat administrative kanë hapur dyert për të punuar intensivisht.

“Greva është shpallur e përfunduar nga sindikata dhe ne kemi filluar sot për t’i kryer shërbimet për të cilat i kemi pasur të limituara mos të them të ndalura. Meqenëse kemi krijuar shërbime çfarë kanë qenë me urgjencë në takim me sindikata, siç e kam potencuar edhe në ditët e kaluara, gjithmonë kemi gjetur mirëkuptim, se çfarë është me urgjencë edhe dokumentet që kërkohen nga ambasadat ne ti pajisim qytetarët, por nga sot është mundësuar që të gjitha shërbimet e sektorit të gjendjes civile dhe ai i shërbimit me qytetarë sot kanë filluar që të punojnë qe të gjithë”, ka thënë ai.

Drejtori Beka theksoi se palët janë të shtuara, pas shërbimeve të shumta të qytetareve në komunën e Prishtinës.

“Mirë, palët janë të shtuara meqenëse ka pasur ndalesë të shërbimeve dhe kanë ardhur për regjistrimet e fëmijëve, meqenëse aplikojnë për shtresat. Ne shpresojmë që sot të kemi palë, nesër por edhe shumë shpejtë të amortizohen, njëkohësisht”, vijojë ai.

Ndryshe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Kosovë njoftoi për ndërprerjen e grevës në sektorin publik e cila kishte nisur më 25 gusht të këtij viti. Greva është pezulluar deri në janar të vitit të ardhshëm

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *