Hën. Dhj 9th, 2024

Plagosja e policëve në Skenderaj, reagon Sindikata e Policisë

Mbrëmë në qytetin e Skënderajt mbeten të plagosur dy policë të Kosovës.

Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci janë emrat e dy zyrtarëve policor që mbeten të plagosur mbrëmë rreth mesnatës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe sindikata e policisë së Kosovës me ç’rast kanë shprehur shqetësimin për sulmin ndaj policëve të Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit.

Ky është reagimi i plotë:

Reagim!

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me qërast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit!

Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë…

Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë!

Sindikata e Policisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *