Enj. Tet 10th, 2024

Policia deklarohet për aksidentin në autostradë, 3 persona të lënduar rëndë

MEdia pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njofton se tre persona kanë marrë lëndime të rënda.

“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lendime ku tre persona dyshohet se kanë pesuar lëndime të rënda.

Njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, u shpreh ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *