Enj. Maj 2nd, 2024

Policia deklarohet për katër aksidentet që ndodhen nga Sllatina deri në Komoran

By Rtv Arbëria Sht 29, 2022

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur nga Sllatina deri në Komoran.

Policia ka deklaruar për IndeksOnline se në ora 13:00, kanë pranuar një informatë për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme.

Sipas policisë në këtë aksident përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Kurse, në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera. Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se policia është marrë me këto raste

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *