Pre. Maj 17th, 2024

Policia jep detaje për rastet e djeshme në komunen e Podujevës

By Rtv Arbëria Maj 2, 2024

Podujeva të mërkurën ishte e trazuar në aspektin e sigurisë. Pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, katër persona u plagosën në Lupç rreth orës 15 e 30, ku njëri nga ta aktualisht po lufton me jetën. Policia ka arrestuar pesë të dyshuar ndërsa ka kryer edhe disa bastisje në shtëpitë e tyre.

E vetëm tri orë më vonë, një person tjetër u ther me thikë nga tre të dyshuar në Orllan. Viktima ndodhet në spital duke u kuruar ndërsa tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sipas policisë, një rast tjetër ka ndodhur në qendër të Podujevës ku një person është arrestuar pasi që i njëjti ka thyer xhamat e shtëpisë, derën e hyrjes dhe veturën e viktimës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa Policia në Podujevë dje pranoi edhe një informacion se në Bradash është zhdukur një vajzë e mitur ku sipas nënës së saj, ajo kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Policia ka nisur hetimin e këtij rasti dhe deri më tani nuk ka ndonjë informacion nëse vajza është gjetur apo jo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *