Sht. Maj 18th, 2024

Policia në Mitrovicë tërheq një mjet të pashpërthyer

By Rtv Arbëria Sht 17, 2021

Policia e Kosovës kanë tërhequr një mjet të pashpërthyer në afërsi të urës së Gjakut në Mitrovicë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

“Sot me datë 17.09.2021, rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve në magjistralen e Ulqinit- Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se në vend të ngjarjes kanë dal njësit kompetente dhe Njësia e deminimit të Policisë se Kosovës.

“Rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kane arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur në vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera”, thuhet në komunikatë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *