Sht. Maj 18th, 2024

Policia nesër mban konferencë në lidhje me sigurinë në trafikun rrugor

By Rtv Arbëria Qer 7, 2021

Numër i madh i aksidenteve po shkaktohen ditë për ditë në Kosovë.

Shumë prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Andaj Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajnë një konferencë për media e cila do t’i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.

Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju njoftojmë që nesër me 08.06.2021, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor. Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë që vetëm ditën e djeshme, 5 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti dhe një vetëaksidenti në trafik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *