Die. Tet 27th, 2024

Presidenti shqiptar mbështet Osmanin: Kosova është një realitet i pakthyeshëm politik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka realizuar sot një telefonatë me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin, lidhur me ngjarjet e djeshme në veri të vendit.

Përmes një telefonate, Begaj ka përshëndetur maturinë e autoriteteve kosovare karshi këtyre ngjarjeve.

“Në bisedën telefonike me homologen, Vjosa Osmani vlerësova maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët” ka shkruar presidenti shqiptar në Facebook.

Tutje, Begaj ka thënë se Kosova është një realitet i pakthyeshëm, duke shtuar se sovraniteti i saj është i pacenueshëm.

“Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *