Die. Maj 5th, 2024

Presidentja në mediat ndërkombtare: Drejtësia do të triumfojë, UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur

By Rtv Arbëria Pri 5, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kritikon ministrin e Jashtëm të Serbisë Daçiq, flet për sukseset dhe vijat e kuqe në bisedimet me Beogradin dhe paralajmëron për përpjekjet e Moskës për destabilizim.

Die Presse: Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në parim për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella. A do t’i afrojë kjo këto dy vende?

Vjosa Osmani-Sadriu: Jo më afër njëri-tjetrit, por më afër BE-së. Suksesi në procesin e udhëhequr nga BE-ja do të sjellë më shumë stabilitet në rajon. Marrëveshja trajton Kosovën dhe Serbinë si palë kontraktuese të barabarta për herë të parë. Përmesaj saj, Serbia e njeh integritetin tonë territorial në përputhje me Kartën e OKB-së dhe marrëveshja e siguron njohjen reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare. Më e rëndësishmja, në marrëveshje thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë së fundmi në Vjenë se Serbia nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Neni 4 i marrëveshjes e bën të qartë se Serbia nuk do ta pengojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Por, ne e dimë se kush është pengesa e vërtetë: nuk është Serbia, është Rusia. Për shkak të drejtës së vetos, është Rusia e cila mund të shkaktojë probleme me pranimin e Kosovës në OKB. Me kalimin e kohës do ta zgjidhim edhe këtë. Aktualisht prioritetet tona janë anëtarësimi në NATO, anëtarësimi në organizata si Këshilli i Evropës dhe sigurisht integrimi në BE.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *