Hën. Mar 4th, 2024

Presidentja Osmani priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

By Rtv Arbëria Qer 30, 2021

Presidentja Osmani priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka- Nimani, të cilën e ka uruar për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim ndërinstitucional.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e kushtetutshmërisë si organ përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës.

Ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Caka-Nimani ka theksuar se synon që të punoj në adresimin e sfidave me të cilat përballet Gjykata. Sipas saj, bashkëpunimi me institucionin e Presidentit është i domosdoshëm në mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *