Mar. Maj 7th, 2024

Publikohen prova të forta që Goran Bregoviç ka qenë kundër çlirimit të Kosovës

By Rtv Arbëria Gus 8, 2021

Prej ditësh në vend po zhvillohet një debat i madh në lidhje me pjesëmarrjen e Goran Bregovicc në një koncert qe do të zhvillohet në Korçë.

E për të gjithë ata që thonë se Bregoviç nuk ka qenë kundër çlirimit të Kosovës, po sjellim për kujtesë, koncertin anti NATO të mbajtur në vitin 1999 në Selanik nga Goran Bregoviç.

Ky koncert u zhvillua në Selanik të Greqisë në prill të vitit 1999. Ishte një demostrim i hapur kundër ndërhyrjes ushtarake të NATOS në ish Jugosllavi. Ylli i koncertit ishte këngëtari serb Goran Bregoviç.

Sic shihet edhe nga njoftimet në media të asaj kohe, motivi për të cilin organizohejë ky koncert ishte kundërshtimi i ndërhyrjes së NATO-s në Serbi, në një kohë që makineria e luftës së Sllobodan Millosheviçit po kryente vrasje masive në Kosovë dhe mbi 1 milionë shqiptarë kishin braktusur vendin e tyre dhe ishin strehuar në Shqipëri e Maqedoni.

Këto informacione dhe video të kohës po i transmetojmë pikërisht për ata që kërkojnë prova të qëndrimeve antiperëndimore të Goran Bregoviç.

Që kur opinioni publik ka reaguar me indinjatë ndaj faktit se Goran Bregoviç do të këndojë në një event në Korçë, drejtues të ndryshëm të administratës shtetërore dhe njerëz të afërt me Edi Ramën JANË NË MBROJTJE TË GREGOVIÇ duke ngritur lart vlerat artistike të tij dhe duke mohuar rolin e Bregovic në atë që ndodhi në Kosovë 22 vjet më parë.

Koncerti u mbajt në fillim të muajit prill dhe ishte ashtu siç paralajmeruan organizatoret, një demostrim i hapur i kundërshtisë kundër ndërhyrjes ushtarake të NATOS që bëri të mundur shpëtimin e Kosovës dhe 2 milionë shqiptarëve. Siç shihet nga pamjet, në mesin e publikut në sheshin Aristotel të Selanikut valëviten me dhjetëra flamuj serb dhe më shumë se një koncert, ai ishte një demostrim antiperëndimor dhe antiperëndimor.

ImageFOTO GALERI
Për të gjithë ata që kërkojnë prova për Bregoviç, mjafton të shihni këto njoftime në media dhe këtë koncert.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *