Pre. Maj 17th, 2024

Publikohet agjenda/ Osmani do të takohet me Stoltenberg në NATO

By Rtv Arbëria Gus 30, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet më 7 shtator me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në njoftimin e NATO-s, thuhet se të enjten, më 7 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë Vjosa Osmani-Sadriu në takim.

Zyra për media e misionit paqeruajtës, njofton po ashtu se Sekretari i Përgjithshëm dhe Osmani pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-s.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *