Sht. Maj 18th, 2024

Qeveria e miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2024 – vlera 3 miliardë e 314 milionë euro

By Rtv Arbëria Tet 31, 2023

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar sot projektligjin para kabinetit qeveritar duke thënë se vlera e përgjithshme e tij është 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Koeficienti për vitin 2024 për punëtorët e sektorit publik do të jetë 110, ne po i rrisim pagat në sektorin publik. Për vitin 2024 e kemi shtuar numrin e policëve me 500 pjesëtarë dhe të FSK-së me 600 ushtarë”.

“Për Ministrinë e Punëve të Brendshme është hera e parë që ndahen 216 milionë euro, për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 153 milionë euro, për Ministrinë e Arsimit janë ndarë 370 milionë euro, për Shëndetësinë janë ndarë 340 milionë euro e për ShSKUK-në ka buxhet për 25 për qind më shumë se vitin e kaluar, për Ministrinë e Drejtësisë kemi ndarë buxhet më shumë për 31 për qind më shumë se vitin e kaluar”.

“Për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kemi rritur buxhetin në 58 milionë euro vetëm për vitin 2024, do të vazhdojë me rritje edhe në vitet pasuese. Për investime infrastrukturore e kemi një buxhet prej 860 milionë euro edhe për investime kapitale. 742 milionë euro është buxheti për komunat e Kosovës, ku përfshihen edhe të hyrat vetanake nga komunat. Buxheti është për të gjithë për qytetarët nga taksat dhe tatimet”, ka thënë Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *