Enj. Pri 25th, 2024

“Qeveria Kurti po bën përpjekje për zgjerimin e njohjeve”

By Rtv Arbëria Kor 11, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në edicionin e 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke.

Gjatë kësaj vizite, Kurti pati disa takime me zyrtar, përfshirë këtu edhe takimin me homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis

Ai gjatë takimit me Mitsotakis, kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka përmendur se Qeveria Kurti po bënë përpjeke për njohjet.

“Qeveria Kurti po bën përpjekje të vazhdueshme për zgjerimin e njohjeve e posaçërisht në vendet që janë anëtare të BE-se dhe nuk kanë njohur akoma Kosovën”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se vizita ndërmjet këtyre dy vendeve janë shpeshtuar.

Ndërkaq, Ahmeti ka theksuar se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë është e rëndësishme.

Me Qeverinë Kurti janë shpeshtuar vizitat dhe takimet me zyrtaret e shtetit grek, pasi një njohje nga Greqia është shume e rëndësishme”, ka thënë Ahmeti për “Bota sot”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *