Sht. Pri 27th, 2024

Qytetarët e Korçës kundër përformancës së Bregoviç, do të organizojnë protestë

By Rtv Arbëria Gus 7, 2021

Qytetarët e Korçës kanë gjetur një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e madhe ndaj pjesmjarrjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviç, në Festivalin e Korçës.

Qytetarët e Korçës do të protestojnë për praninë e tij gjatë Festës së Birrës.

Faqja në Facebook, “Korça Report”, thuhet se kanë dorëzuar në polici njoftimin për protestë, që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

“Rezistenca kundër Goran Bregoviç në Festën e Birrës, lajmërohet protestë nga qytetarët korçarë.

Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër.

‘Sapo dorëzuam dokumentin ne komisariatin e Policisë Korçë që njofton për protestë, për të ndaluar këngëtarin serb Goran Bregoviç ne Festen e Birra Korca.

Ju ftojmë te gjithe Intelektualet, qytetaret nga te gjitha trojet etnike te jenë prezent, per te ndaluar kengetarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviç.

Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR. Vendndodhja katedralia ortodokse Korçë. Diten e diel datë 08-08-2021. Ora 11:00’ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës”.

Ndryshe, po vazhdojnë reagimet e shumta nga artistë shqiptarë të cilët po anulojnë pjesëmarrjen e tyre në Festivali, gjithashtu edhe po bëjnë thirrje ta injorojnë të gjithë këtë Festival.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *