Enj. Tet 10th, 2024

Raporti 24 orësh me Covid-19 në Kosovë, bie numri i viktimave dhe rasteve pozitive

Një person ka vdekur nga Koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar vetëm 7 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 199 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH:

04 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194. Në total numri i rasteve aktive është 2.044.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *