Pre. Maj 17th, 2024

Rasti MINT, Apeli ndërprenë masën e paraburgimit për të tre arrestuarit

By Rtv Arbëria Gus 31, 2023

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të tre të arrestuarve për rastin me rezervat shtetërore.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata e Apelit ka bërë me dije se ata janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

“Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri”, është thënë në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se gjykata nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar masa e paraburgimit.

“Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve, prandaj nuk është arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit”, është thënë në njoftim, duke shtuar se gjykata e shkallës se parë ka tejkalua kompetencat kur ka vendosur masën e paraburgimit.

“Kolegji i gjykatës së shkallës së dytë konstatoi se në këtë stad të procedurës penale nga gjykata e shkallë së pare është tejkaluar kompetenca e vlerësimit e parapara sipas normave ligjore nga fakti se gjykata në aktvendimin e ankimuar është lëshuar në vlefshmërinë e ligjshmërisë se ligjeve (administrative), vendimeve të qeverisë, si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve të elementeve subjektive të dashjes në lidhje me veprat penale të cilat pretendohet të jene kryer nga ana e të pandehurve”, është thënë në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *