Hën. Dhj 9th, 2024

Reagon ashpër Faton Peci: Po më bullizojnë e përqeshin për mbiemrin tim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar ndaj përdorimit të mbiemrit të tij në aspektin negativ.

Ai tha se disa nga mediat nuk po e shohin punën e tij si ministër duke e mbuluar me raportim seksist.

I pari i MBZHR-së shtoi se ndjehet keq kur mbiemri i tij përdoret në aspektin pezhorativ.

“Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim. Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë. Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi” – tha Peci.

Postimi i plotë i ministrit Peci:

Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim.Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin.

Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë.Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi. Për keqardhje është kur sheh se as shoqëria civile e as ata që duhet kujdesur për gjuhën e medias për vite të tëra nuk e thanë asnjë fjalë. Madje kësaj gjuhe seksiste e denigruese iu paska bashkangjitë edhe një anëtare e shoqërisë civile nga Mitrovica.Kjo le që bje ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, por edhe me kodin etik të komunikimit publik.Ne të gjithë bartim mbiemra, por mbi të gjitha bartim punën dhe veprat që lëmë pas.

Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë. Isa Boletini, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Safet Peci Boletini, Ramadan Peci e shumë e shumë të tjerë, ishin Pec, janë ata që pavarësisht mbiemrave dhan gjithçka për këtë vend. Si të tillë, qytetarët e këtij vendi i kujtojnë për veprat.

Ky bullizëm e seksizëm online është kundër vlerave që pretendon shoqëria jonë. E marrë me mend se pas këtij reagimi, sërish dikush me tituj për klikim do të provoj ta ndërtojë të ashtuquajturin “lajm”. Por, pavarësisht kësaj, unë vazhdoj ta mbajë me krenari si emrin edhe mbiemrin. Krejt çfarë mund të bëj është një këshillë miqësore për këtë kastë: lexojeni Frojdin, po patjetër edhe Joseph Murphy-in. As unë e as mbiemri im nuk mund t’u dalë në ndihmë atyre që përpiqen t’i trajtojnë apo t’i projektojnë komplekset e tyre te tjetri!Me respekt e krenari,Faton PECI

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *