Mër. Nën 6th, 2024

Reagon VV pas raportimeve për punësim të militantëve në KEKReagon VV pas raportimeve për punësim të militantëve në KEK

Sekretari për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se partia në pushtet nuk është e përfshirë në punësimin e 128 personave në KEK shumica nga ta familjarë të funksionarëve të VV-së dhe militantë të Vetëvendosjes.

Manxhuka është arsyetuar se asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës në procesin rekrutues të kësaj ndërmarrje.

Ai madje i ka quajtur shpifje raportimet e mediave shpifje dhe paralajmëroi padi.

“Lëvizja njofton opinionin publik se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike. Asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd aty dhe ato që janë publikuar janë shpifje për të cilat janë bërë ankesat dhe do të bëhen paditë përkatëse ditëve në vijim”, ka shkruar ai në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *