Hën. Dhj 9th, 2024

Reçica: Nëse bëhet liberalizimi i vizave, meritë e qytetarëve të Kosovës dhe e gjitha qeverive

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në rend dite të grupit punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian që do të mbahet me 13 tetor.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i cili është edhe anëtar i Komisionit për Integrim Evropian thotë se, nëse bëhet liberalizimi i vizave është meritë e qytetarëve të Kosovës dhe e gjitha qeverive.

Reçica për Indeksonline u shpreh se në “agjendën evropiane” kanë qenë të bashkuar pozitë e opozitë.

“Nëse bëhet liberalizimi i vizave është meritë e qytetarëve të Kosovës dhe e gjitha qeverive. Të gjitha qeveritë kanë punuar për agjendën evropiane. Dikush më shumë dikush më pak, dhe nëse ka pas diku ku kemi qenë të bashkuar qeveri dhe partitë politike, deputetët e pozitës dhe opozitës ka qenë pikërisht agjenda evropiane.

Liberalizimi duhet të ndodh dhe agjenda evropiane duhet ecur përpara. Liberalizimi i vizave është vetëm një pjesë shumë e imët e agjendës evropiane që e ka Kosova drejt integrimit të Bashkimit Evropian paralelisht edhe me NATO”, theksoi Reçica

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *