Die. Kor 21st, 2024

SBASHK-u në protestë më 4 dhjetor, grevë nëse nuk reflekton Qeveria

By Rtv Arbëria Nën12,2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës(SBAShK)ka paralajmëruar protestë me 4 dhjetor për të shprehur pakënaqësinë për mos miratimin e ligjit të pagave dhe për implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive. Nëse pas kësaj nuk do të ketë reflektim të qeverisë, SBASHK-u do të organizojë një protestë tjetër me datën 18 dhjetor dhe më pas do të nis me grevë të përshkallëzuar.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, tha se po mungon vullneti nga ana e qeverisë për tu takuar me sindikatën, ku përmendi kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Ai tha se duhet ta respektojnë zërin e punëtorëve të arsimit dhe të fillojnë me veprime sindikale, pasi që qeveria po heshtë.

Jashari: Veprimin e parë sindikal do ta bëjmë të shtunën e 4 dhjetorit

“Veprimin e parë sindikal do ta bëjmë të shtunën e 4 dhjetorit me pjesëmarrje të kufizuar, në të cilën protestë do të jemi ne këtu që jemi dhe ju kryetar të nderuar do të merrni me vete anëtarët e kryesive. Por, pasi që e dëgjuam mesazhin e prindërve ju lus që të bisedoni me kryetarët e Këshillit të Prindërve në nivel komunal dhe t’i ftoni që të jenë me 4 dhjetor me ne, në mënyrë që zëri ynë dhe i tyre të bëhet bashkë me urimin dhe me shpresën që qeveria do të reflektojë dhe nuk do të na detyrojë të vazhdojmë me veprime të tjera sindikale, të cilat ne në mungesë të dialogut nëse vazhdon kështu edhe do t’i bëjmë. Konsideroj se 4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për qeverinë, e pastaj duke analizuar situatën ne do të gjendemi para dy opsioneve, opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë që t’i ngjeshim radhët dhe ta përgatisim një protestë por më masive”, tha ai.

Nëse edhe pas këtyre dy protestave nuk do të ketë reflektim të qeverisë për kërkesat e SBASHK-ut, mësimdhënësit do të nisin grevën e përshkallëzuar qysh nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë.

Jashari: Ta fillojmë grevën në mënyrë të përshkallëzuar

“Ta fillojmë grevën në mënyrë të përshkallëzuar sikurse edhe viteve të tjera, me shpresë që do të bëhet më e mira dhe nuk do të kemi nevojë të shkojmë në grevën sikur ishte ajo tri javorja. Uroj që qeveria e Kosovës të reflektojë dhe të mos kemi nevojë as për 4 dhjetorin[…]Le ta di qeveria se po na solli në të njëjtën pozitë atëherë dihet se orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen qoftë një orëshe, qoftë një ditëshe, qoftë edhe greva javore. Pra, orët nuk do të zëvendësohen”, tha ai.

Ndërkaq, Ymer Ymeri nga SBASHK-u, tha se e kanë caktuar datën 4 dhjetor për protestë në mënyrë që t’i japin kohë qeverisë që të reflektojë dhe të mos shkohet me veprime sindikale.

Ymeri: T’i krijojmë hapësirë dhe mundësi qeverisë që të reflektojë

“T’i krijojmë hapësirë dhe mundësi qeverisë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të cilat janë ditën e diel të kenë kohë të bisedojnë me sindikatën për të gjetur mundësi që edhe në ligjin e buxhetit të vitit 2022 të futet kjo. Kemi menduar që pas datës 4 me një pauzë prej dy javësh nëse përsëri nuk ka rezultate me bisedime ose nuk ka së paku takime me qeverinë për të biseduar dhe për të vazhduar bisedimet ta vazhdojmë pas dy jave një formë tjetër të protestës që i bie me datën 18 dhjetor duke i ftuar të gjithë ose varianti i dytë ndërprerje të mësimit për një orë mësimore me qëllim të paralajmërimit të grevës së përgjithshme të cilën e mendojmë ta fillojmë me fillimin e periudhës së dytë të këtij viti shkollor”, tha ai.
Advertisement

Ai tha se pagat e mësimdhënësve nuk janë ngritur edhe përkundër rritjes ekonomike që ka ndodhur në vend

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *