Pre. Dhj 6th, 2024

Serbët e Malit të Zi për Abazoviçin: Djali me kaçurrela që u shpall hero, po na pengon

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi pritet të vendosë sot për shkarkimin e kryeparlamentarit, Aleksa Beçiq.

Pas rënies së qeverisë Krivokapiç, Dritan Abazoviç shihet si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër.

Ky i fundit për partitë serbe tani shihet si rivali kryesor. Milan Knezevic i Frontit Demokratik në Malin e Zi, në një prononcim për Tv Prva, tha se Abazoviç po pengon hyrjen e serbëve në koalicionin e ri. Madje ai përshkruan Abazoviç si një djalë me kaçurrela.

“Dritan Abazoviç u vetëshpall hero serb, se do ta mbronte gjuhën serbe… Është ai djali me kaçurrela që u paraqit si hero kombëtar në mediat serbe. Tani do të doja që mediat ta vërejnë se ky djali kaçurrel nuk po lejon në qeverinë e re përfaqësues politikë me origjinë serbe, sepse ai beson se ne si serbë nga Mali i Zi do ta shkatërrojmë integritetin dhe sovranitetin e saj”, tha Knezeviç, siç raporton B92.

Në Mal të zi kanë nisur bisedimet për formimin e kabinetit të ri, pas rrezimit të premten ne parlament të qeverise se Zdravko Krivokapiç. Bisedimet po zhvillohen mes partive të shumicës parlamentare për formimin e një qeverie të pakicës.

Sipas lëvizjes qytetare URA, pretendenti kryesor për t’u zgjedhur në postin e kryeministrit të ri shihet politikani shqiptar Dritan Abazoviç, i cili paraprakisht ka gjetur mbështetjen e partisë më të madhe opozitare, që drejtohet nga presidenti Milo Gjukanoviç. /abcnews.al

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *