Sht. Kor 27th, 2024

ShBA-ja e zhgënjyer me qeverinë për vendimin për targa

By Rtv Arbëria Tet28,2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me çështjen e targave duke thënë se janë të zhgënjyer dhe të shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave. Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke. Është e rëndësishme që të dyja palët të reduktojnë retorikën nxitëse dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të demonstruar angazhimin e tyre për bashkëpunim konstruktiv për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për rajonin”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

Ky reagim është publikuar rreth 50 minuta pas vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës në lidhje me zbatimin e vendimit për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS duke shkallëzuar sanksionet për të gjithë ata që nuk e përfillin këtë vendim.

Megjithatë ky vendim nuk përmendet fare në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit Amerikan i Shtetit.

Kujtojmë se vendimi i ri i qeverisë në lidhje me targat parashihet që të hyjë në fuqi nga 1 nëntori, ku nga kjo datë deri më 21 nëntor të gjithë pronarët e veturave që kanë targa ilegale serbe vetëm do të qortohen.

Nga 21 nëntori deri më 21 janar të njëjtit do të gjobiten, ndërsa nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *