Hën. Dhj 9th, 2024

Shefi i KFOR-it viziton njësitë e vendosura në Jarinjë e Bërnjak: Të gatshëm për detyrën e rëndësishme

Shefi i KFOR-it, gjeneral-majori Franco Federici, ka vizituar njësitë e KFOR-it që janë vendosur në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Federici ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të kryejë detyrën e rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal e rajonal.

Për dy javët e ardhshme, njësitë e KFOR-it janë vendosur përkohësisht në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, si pjesë e marrëveshjes së arritur të enjten në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për targat.

“Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal e rajonal. Në ditët e fundit kemi zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira dhe kemi ofruar përditësime të rregullta te Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, dhe te zinxhiri im komandues në NATO. Falënderoj institucionet e Kosovës, kryetarët e komunave veriore dhe gjithë akterët, që me angazhimin e tyre kontribuuan në deeskalimin e situatës”, ka thënë Federici.

E gjenerali i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë takimit me Lajçakun të premten, ka thënë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

NATO ka shtuar se përkrah dialogun Kosovë – Serbi të ndihmuar nga BE-ja dhe e sheh si rrugë të vetme drejt arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme politike dhe të stabilitetit për rajonin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *