Sht. Maj 18th, 2024

Shkarkohet zv/drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala

By Rtv Arbëria Jan 29, 2022

Mentor Shala, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, sapo është shkarkuar nga kjo pozitë.

Ky vendim u mor nga Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në bazë të nenit 29 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës.

Në dokumentet që ka siguruar IndeksOnline, thuhet se Shala në vazhdimësi ka shkelur Ligjin për RTK-në, Rregulloret e Brendshme duke mos ruajtur paanshmërinë dhe duke shprehur hapur qëndrime politike dhe duke përdorur gjuhë seksiste gjersa mbante zyrtarisht pozita menaxheriale në RTK.

Arsyeja tjetër, sipas dokumentit, për shkarkimin e tij është edhe dështimi për të përmirësuar situatën financiare gjatë kohës sa ka qenë Drejtor i Përgjithshëm, “ e ka rënduar edhe më tej duke rritur borxhin e RTK-së dhe numrin e punëtorëve jo të rregullt”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *