Mër. Nën 13th, 2024

Shpërthen mbrojta e luftëtarëve të UÇK-së në Hagë: Po dëshmohet joserioziteti i kësaj gjykate

Gjatë konferencës së shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë, pati përplasje mes mbrojtjes dhe prokurorisë lidhur me mungesën dorëzimit të një pjese të materialeve, të cilat prokuroria duhet t’i dorëzojë deri më 27 shtator.

Mbrojta hodhi akuza ndaj prokurorisë e gjykatës, duke thënë se ish pjesëtarët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohuri për çështjen e tyre.

“Janë nxjerrë vetëm 75 % e materialeve. Kjo tregon për joseriozitetin e kësaj gjykate sepse po dëshmohet se kjo gjykatë nuk ka kapacitet për të përkthyer materiale. Kemi numër të madh të materialeve te pa-përkthyera”

“Personat në paraburgim duhet ta njohin çështjen e ngritur kundër tyre, meqenëse nuk e dinë. Gjykata duhet t’u bëjë të njohur këtyre njerëzve kushtet”.

Ndërkaq, nga prokuroria u shprehën se nuk e kanë numrin e saktë lidhur me dokumentet e mbetura, por vlerësuan se nuk është shifër e lartë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *