Die. Maj 5th, 2024

Shqipëria me fuqi të shtuar ushtarake në 2022, Rama: Diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit

By Rtv Arbëria Jan 17, 2023

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë në indeksin e Fuqisë Globale 2022 (Global Fire Power) kanë kapërcyer 14 shkallë nga 2021.

Rama, mes tjerash, ka thënë se Shqipëria tanimë renditet pas Serbisë, por me diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Rama bëri të ditur sot se në një postim në rrjetet sociale se nga “Pakoja e madhe” u shpërblyen edhe Forcat e Armatosura, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë.

Rritja e pagave me 30 për qind vitin që lamë pas, por edhe përfshirja në ndihmën e “Pakos së madhe” përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme nga ndikimi i “inflacionit të luftës” në familjet e punonjësve të Forcave të Armatosura.

Nga “Pakoja e madhe” e qeverisë, shpërndarë në fund të vitit 2022 prej 8 miliardë lekësh përfituan 1 milion qytetarë, ndër të cilët 2200 ushtarët bazë e nënoficerët, dhe 1200 efektivë të Grup Batalionit te Dytë të Këmbësorisë.

Një tjetër vendim që rrit mbështetjen ndaj efektivëve të Forcave të Armatosura, pas rritjes me 30% të pagave gjatë 2022 është ai për rritjen me 7% të pagës për të gjithë ushtarakët gjatë 2023.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *