Hën. Maj 20th, 2024

Sigal Prishtina në kërkim të trofut të tretë në Ligën Ballkani, Peja luan për vendin e tretë

By Rtv Arbëria Pri 14, 2024

Sigal Prishtina sonte do të kërkojë trofeun e tretë të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltrit do të kenë një sfidë aspak të lehtë, pasi përballën me skuadrën qipriote, PAYBL AEL Limassol, që është organizatore e Final 4, dhe do të kenë përkrahjen e tifozëve.

Sfida zhvillohet nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja, që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi.

Prishtina ka fituar dy herë këtë garë, dhe është në kërkim të trofeut të tretë. Tre trofe ka vetëm Levski Sofja e Bullgarisë.

Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, dhe në finalen e tretë duan trofeun e tretë.

Në finale të kësaj gare kanë qenë, Peja edicionin e kaluar dhe Bashkimi më 2018.

Në tri vitet e fundit kanë qenë skuadrat izraelite që kanë fituar, derisa më 2021 ishte anuluar për shkak të Covid 19.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *