Mar. Maj 14th, 2024

Situata me vërshime, ministri Krasniqi del në terren

By Rtv Arbëria Jan 19, 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke qëndruar në Mitrovicë, aty ku sapo u shpall gjendje e jashtëzakonshme, pas vërshimeve të shiut.

I shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ministri Krasniqi ka dalur në terren për të parë gjendjen aktuale atje.

Ai ka vizituar edhe lagjet e komuniteteve, ku gjendja raportohet të jetë e rënduar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *