Sht. Kor 27th, 2024

Sllovenia zgjodhi presidenten e parë, Osmani: Pres të punojmë për partneritetin e palëkundur

By Rtv Arbëria Nën13,2022

Sllovenia tashmë për herë të parë do ta ketë në krye të saj një presidente grua.

Ajo është Natasha Pirc Musar.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj.

Osmani tha se pret që së bashku të punojnë për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Sllovenisë.

“Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, uroi Osmani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *