Enj. Dhj 5th, 2024

Sot mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, sot do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

Ajo i ka dërguar letër presidentit Joe Biden me të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media.

“Mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett. Ndërsa përmes një video-mesazhi, të pranishmëve do t’iu drejtohet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit, ora 18:30)”, thuhet në njoftim.

Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *