Enj. Tet 10th, 2024

Stabilizohet situata me energji elektrike/ Përfundon remonti i B2 dhe sanimi i A3, kthehen blloqet në funksion

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar remontin e bllokut B2, njësi e cila tashmë është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 260 MWh. Gjithashtu, KEK ka përfunduar sanimin e rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, e cila është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 130 MWh.

Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 MWh.

Ministria e Ekonomisë është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të Kosovës A dhe Kosovës B nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit.

Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetike

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *