Hën. Tet 7th, 2024

Sulmi ndaj policëve në veri, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor i cili ka ndodhur natën e mbrëmshe në veri të vendit, teksa po zhvillohej një aksion kundër kontrabandës.

Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media, raporton Indeksonline.

“Nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmëve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale”, thuhet aty.

Komunikata e plotë:

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor i cili ka ndodhur natën mbrëmshe të datës 16.07.2022. në veri të vendit.

Pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke vepruar në ndjekjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Duke mos zbatuar urdhërat e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë me që rast pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmëve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale.

Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesinalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre!

Me respekt

Imer Zeqiri

Kryetar i Sindikatës së Policisë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *