Sht. Tet 12th, 2024

Të mërkurën mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

Të mërkurën mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se ardhja e kryenegociatorëve nga Prishtina dhe Beogradi në Bruksel është një hap pozitiv.

Gjatë një konference për media, bëri të ditur se shefi i grupit negociator i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen më 29 shtator në Bruksel.

Stano theksoi se BE-ja në të gjitha nivelet është e angazhuar që nga fillimi përmes rrugëve diplomatike për shtensionimin e situatës në veri.

Ai gjithashtu porositi sot që BE-ja është e qartë në porosinë që shtensionimi është kyç për situatën aktuale mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ata do të shfrytëzojnë platformën e dialogut që të diskutojnë që do të thotë shtensionim i situatës, pasi që ajo që aktualisht po ndodh nuk është mirë as për qytetarët në Kosovës e as për ata në Serbi e rajon”, ka shtuar Stano.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *