Die. Maj 19th, 2024

Tetë persona te arrestuar në Prishtinë, po luanin bixhoz

By Rtv Arbëria Mar 28, 2023

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar tetë persona në Prishtinë, pasi të njëjtit janë kapur duke luajtur bixhoz.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarve u bë të hënën, rreth orës 23:30, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Rasti është iniciuar si “Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe çipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *