Mër. Nën 6th, 2024

U betua për Kosovën- Sali Berisha ka një paralajmërim të fortë për Aleksandër Vuçiqin: Shqiptarët do reagojnë si komb i vetëm…

sh kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha e konsideron si konfliktual dhe luftënxitër betimit e Aleksandër Vuçiqit në postin e presidentit të Serbisë, shkruan Bota Sot.

Në një postim në Facebook Berisha ka shkruar se nga ky betim del qartë se ky luftënxitës ka si qellim pushtimin dhe aneksimin e shtetit të pavarur të Kosovës ndonëse e di se kjo do të thotë konflikt i hapur me NATO-n.

“Betim konfliktual dhe luftënxitës!

Të dashur miq,

Presidenti serbomadh i Serbisë Aleksander Vuçiq dëshmon me qëndrimet e tij ndaj Rusisë fakton se sot Serbia më shumë se kurrë është një Rusi e Vogël, kurse ai vete është një Putin i vogël në rajonin tonë.

Përveç kesaj, padroni i Edi Rames në betimin e tij si president republike nuk nguroi të betohet si një fanatik serbomadh duke u shprehur me dorë në bibël se: “Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj.

Nga ky betim del qartë se ky luftënxitës ka si qellim pushtimin dhe aneksimin e shtetit të pavarur të Kosovës ndonëse e di se kjo do të thotë konflikt i hapur me NATO-n që është përgjegjëse për sigurine dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkruan Berisa.

Ai ka theksuar se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë klithmë luftënxitëse të serbomadhit, Aleksander Vuçiq dhe heshtjen ndaj këtij kërcënimi të vasalit të tij në Tiranë, Edi Rames.

“Gjithashtu, paralajmëroj Putinin e Vogël Vuçiq se në çdo rast shqiptaret do reagojnë si komb i vetëm dhe se çdo aventurë tjetër e tij do të ndëshkohet në menyrë shembullore”, përfundoi Berisha postimin e tij.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *